Pas çdo udhëtimi të gjatë, çlodhja është gjeja e vetme e cila i duhet çdo njeriu, prandaj me lokacion shumë të përshtatshëm, Agropolog ju ofron hotelin me kushte luksoze dhe të përshtatshme për çdo kënd. Me një numër të madh të dhomave dhe llojeve të ndryshme të tyre, Agropolog është një nga hotelet më të mira që ju mund të gjeni në rrethinën e lokacionit tonë. Pastërti maksimale dhe qetësi e përkryer ju pret në çdo vizitë në hotelin tonë.
Që ju të ndjeheni rehat dhe të harroni lodhjen e gjithë ditës, Agropolog ju ofron ambiente relaksuese në pishinën dhe SPA qendrën e saj. Me kushte moderne dhe të plotësuara në çdo detaj, ne ju sjellim relaksin në trupin tuaj. Pishina, xhakuzi, sauna, dhoma me avull dhe çdo pjesë tjetër e SPA qendrës tonë është ndërtuar për të qenë në shërbimin tuaj. Jepni vetes një mundësi dhe ndjehuni te relaksuar duke na vizituar neve.
Agropolog ju ofron mundësinë që të jetoni shëndetshëm dhe të mbani në nivel trupint uaj. Me fitnes qendrën e hapur në kuadër të restorantit, Agroplog ju garanton se do të kaloni kohën e mjaftueshme dhe shumë efikase për ta mbajtur në formë trupin dhe shëndetin tuaj. Vizitoni ambientin tonë të fitnesit dhe kalojeni ditën me sportivitet.
HOTEL & SPA Agropolog ofron dhoma luksoze ,dhoma superiore dhe një apartament. Na vizitoni dhe shijoni bukurine e hotelit tonë.
HOTEL & SPA Agropolog
Autostrada Tetovë – Shkup, Tetovë 1224 Maqedoni